Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale (EUIPO), dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), planifikohet te zhvillohet Konferenca e 6-të mbi Jurisprudencën në Fushën e Pronësisë Intelektuale (IP Case Law Conference), ne datat 21 dhe 22 maj 2026.
Konferenca organizohet nga Bordi i Apelimit i EUIPO-s dhe do të mbahet online. Tema e këtij edicioni është “Growing through change” dhe synon të sjellë së bashku gjyqtarë, institucione kombëtare dhe ndërkombëtare të pronësisë intelektuale, akademikë dhe profesionistë të fushës, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në praktikën dhe jurisprudencën e pronësisë industriale në Evropë dhe më gjerë.
Programi i konferencës përfshin diskutime mbi:
- zhvillimet e fundit në fushën e markave dhe disenjove industriale,
- provën e përdorimit,
- markat me reputacion,
- ankime pranë Gjykatës së Drejtësisë së BE-së,
- ndërveprimin midis procedurave të regjistrimit dhe atyre të shkeljes,
- ndikimin në rritje të inteligjencës artificiale në kërkimin juridik dhe hartimin e vendimeve.
FTOJME TE GJITHE GJYQTARET E INTERESUAR TE MARRIN PJESE.
Pjesëmarrja është falas, dhe regjistrimi kryhet përmes linkut të mëposhtëm deri më 10 maj 2026:
Regjistrimi online: https://euipo.blumm.it/event/ar/2145/ip-caselaw-conference-2026-online-vip
Gjuha e konferencës është anglisht, me përkthim simultan në frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe spanjisht.

Shkolla e Magjistraturës